Edhe ky vit pa liberalizim, njohësit e çështjeve politike tregojnë pengesat e këtij procesi

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mos definimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Lidhur
me deklarimet e fundit të zyrtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë
vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku madje disa shtete të saj
po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash,
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat
Evropiane(EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i konsideron këto
deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij Kosova nuk ka shënuar
progres në këtë drejtim.

“Por
këto janë qëndrime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të
gjatë, në veçanti shteti sikur Franca e cila tani më edhe zyrtarisht ka
konfirmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit
të vizave, me theks të veçantë në çështjen e sundimit të ligjit,
respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të
organizuar, dhe në këtë drejtim shtetet sikur Franca thonë që kanë kaluar
pesë vite, prej kur Kosovës i kemi kërkuar progres në këtë fushë dhe pas
pesë viteve kemi ende zero raste në luftë kundër korrupsionit të nivelit
të lartë, dhe jo vetëm që nuk kemi shënuar progres por kemi shënuar
regres”, tha Shasha.

Tutje
ai thekson që faji kryesor për mos liberalizim vizash i takon institucioneve të
Kosovës, sepse kanë pasur një mundësi të mirë në vitin 2016 që të përfitojnë së
bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Patjetër,
fillimisht duhet thënë që faji për mos liberalizim të vizave i takon
institucioneve të Kosovës, sepse BE-ja ja ka hapur derën Kosovës që të
përfitojë nga liberalizimi i vizave në vitin 2016, dhe që atëherë Kosova e
ka pasur mundësinë e artë, që së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë të
përfitojë nga liberalizmi i vizave, dhe ato dy shtete përfituan ne mbetëm
mbrapa, për fajin tonë sepse në mes thyerjes dhe izolimit për qytetarët e
Kosovës dhe një çështje sikur demarkacioni ne zgjedhëm demarkacionin. Dhe
tani prej vitit në vit gjërat po bëhen më komplekse, vitin e kaluar dhe tash
kemi pandeminë dhe në këtë kontekst është shumë e vështirë të
imagjinosh se në një mjedis ku Gjermania po rivendos kufijtë me Austrinë, dhe
Çekinë,  është vështirë të mendosh
që tash do hap me një vend të tretë siç̧ është Kosova. Prandaj konsideroj
që në këtë drejtim sa i përket këtij viti nuk duhet pasur shpresa se do ketë
ndonjë progres”, thekson ai.


anën tjetër njohësi i çështjeve politike, Afrim Hoti në një intervistë
për Ekonomia Online tha që procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur pasi që
marrëdhënia Kosovë-BE nuk është definuar në kontekstin kontraktual.

“Definitivisht
procesi po bëhet i bezdisshëm, dhe në pika të caktuara këtu e kam fjalën
kryesisht për Bashkimin Evropian, ku po humbet kredibiliteti për faktin që
Kosova në mënyrë të vazhdueshme është përballë me kushte e parakushte
të tjera ndërkohë që asnjëherë nuk ka marrë rezultatin që ka merituar.
Mbi këtë bazë jemi i vetmi vend që sot as nuk kemi raporte kontraktuale dhe
as nuk kemi raporte të qartësuara me BE-në, që praktikisht këto janë
argumente që po e përmbyllin në fakt atë proces që ne po i themi dialog.
Është definitivisht e rrugës dhe është e dëshirueshme që ky proces të
përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, për faktin që kemi një
administratë të re në ShBA, dhe kemi një qeveri të re në Kosovë”, tha
Hoti.

Sa
i përket dialogut Kosovë-Serbi, Shasha tha se është krijuar një mjedis pozitiv
sa i përket dialogut, pasi tani ka një bashkërendim në mes ShBA-së dhe BE-së
për këtë çështje.

“Tani
sa i përket dialogut është krijuar një mjedis më pozitiv për avancimin e
dialogut krahasuar me një vit më parë ose dy vite më parë. Kjo krejt për
dy arsye, e para se po shohim një bashëkrendim, çdoherë e më të madh nga
SHBA-të dhe BE-ja. Dhe e dyta, Matheë Palmer, 
përfaqësuesi i veç̧antë i departamentit të shtetit për Ballkanin
përëndimor, pak ditë pas deklaratës së presidentit Biden, e përsëriti të
njëjtin mesazh por në një nivel më të Ballkanit Perëndimor dhe tha se
ShBA-ja e mbështet dialogun. Dhe kemi një arsye tjetër sepse për herë të
parë do kemi një kryeministër i cili do gëzojë legjitimitet të plotë dhe
të paprecedentë, dhe kjo do rritë legjitimitetin e tij”, u shpreh tutje
Shasha.

Ndërsa,
Hoti tha që në procesin e dialogut ka ardhur koha që Kosova të përfitojë diç̧ka
nga ky drejtim sepse ka qenë një proces i dhimbshëm për vendin.

“Janë
ndërrmarë veprime dhe hapa të tjerë këtu e kam fjalën për krerët e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëheqjet e tyre, pra nuk kanë qenë
procese krejtësisht i padhembshëm dhe nëse Kosova ka qenë e aftë ose ka
treguar gatishmëri që të ecet në këtë drejtim, definitivisht ka ardhur
koha që ajo të përfitojë diç̧ka dhe përfitimi i saj do të ishte
përmbyllja  e bisedimeve dhe njohja
reciproke me Serbinë”, theksoi ai.

Hoti
tutje thotë që shumë pak janë gjasat që Kosova të marrë statusin e vendit,
kandidatë për anëtarësim në BE, madje thotë që do ta ketë shumë të
vështirë arritjen e këtij statusi, sepse nuk ka raporte të qarta me BE-në.

“Shumë
pak e besueshme për faktin që fatkeqësisht Kosova ende nuk ka raporte të
qarta me BE-në, pesë vendet e saj nuk njohin shtetësinë juridike të
Kosovës dhe mbi këtë bazë është pothuajse e pamundur të paktën në
kuptimin formal që të merret statusi i vendit kandidat, sepse ky status u
takon vetëm shteteve të pavarura dhe që janë të njohura ndërkombtarisht
kur dihet fakti që ky status duhet të miratohet në parlamentet kombëtare
dhe atëherë e shoh si pengesë formale që të paktën para marrëveshjes me
Republikën e Serbisë dhe para njohjes reciproke Kosova do ta ketë të
vështirë që të merr statusin e vendit kandidat”, u shpreh tutje Hoti.

Si
përfundim Hoti tha që rrezikohet humbja e milionave nga fondet e IPAS-së, si
pasojë e mos zbatimit të MSA-së.

“Definitivisht po MSA-ja është storie në vete dhe pavarësisht këtyre proceseve të tjera politike duhet të merret shumë seriozisht sepse dhe përkundër statusit politik Kosovës megjithatë i është trasuar një rrugë e veç̧antë e ecjes përpara. Përfitimet e deritashme kanë qenë vërtëtë minore, dhe kjo ka ardhur si pasojë e qeverisjeve të brishta që kemi pasur kohëve të fundit dhe agjendën evropiane që kohë pas kohë është lënë pas dore”, përfundoi Hoti.