Edhe Interi dënon Milan Skriniarin

Inter kanë ndëshkuar Milan Dkriniar për sjlljen e tij në barazimin 3:3 kundër Saussolos, pasi mbrojtësit sllovak i janë ndaluar paraqitjet për tri ndeshje nga Komisioni Disiplinor.

‘Neroazurët’ nuk ishin të kënaqur me qendërmbrojtësin, i cili do të mungojë ndaj Parmës, Brescias dhe Bolognas.

Skriniarit iu dha një pezullim prej tri ndeshjesh, pas reagimit të shfaqur te kartoni i dytë i verdhë, në ndeshjen Inte – Sassuolo.

Komisioni Disiplinor i Serie A, përveç dënimit prej tri ndeshje mos lojë, ka gjobitur lojtarin edhe me 10 mijë euro, ndërsa Inter ka vendosur të mos e apelojë dënimin.

Në të kundërtën, klubi ka vendosur gjithashtu të gjobisë lojtarin, siç kërkohet me rregullat e brendshme të klubit.