Edhe dy ditë për dorëzimin e aplikacioneve për marrje me qira të tokës bujqësore

Shkup, 29 qershor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), përkujtojnë se më 30 qershor skadon afati për aplikimin e katër konkurseve publike për marrje me qira të tokës bujqësore deri në hektarë dedikuar rritjes së plantacioneve shumëvjeçare.

Përmes këtyre katër konkurseve publike në dispozicion janë vendosur gjithsej 4.294 hektarë tokë shtetërore e përpunueshme bujqësore deri në tre hektarë, të ndara në 31 rajone nëpër shtet: Gostivar, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Resnjë, Tetovë, Gazi Babë, Sveti Nikollë, Strugë, Ohër, Karposh, Kisella Voda, Çair, Demir Hisar, Vallandovë, Koçani, Kriva Pallankë, Krushevë, Strumicë, Prilep, Probishtip, Radovish, Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Gjevgjeli, Dellçevë, Kavadar, Veles dhe Shtip.

Toka bujqësore e cila jepet me qira është për rritjen e plantacioneve  shumëvjeçare dhe serrat për periudhë deri në 30 vjet, rritje të plantacioneve shumëvjeçare me lajthi për periudhë deri në 70 vjet, rritje të ullinjve për një periudhë deri në 50 vjet, vendosje të bletëve për periudhë deri në 15 vjet, livadhe për periudhë deri në 15 vjet, kultivim të drunjve në tokë bujqësore e cila gjendet në lartësi mbidetare mbi 700 metra në periudhë deri në 30 vjet, peshkim deri në 20 vjet dhe aktivitete sportive-rekreative për turizëm rural deri në 30 vjet.

Konkurset janë shpallur në fillim të muajit.