Edhe dy anëtarë të ekipit parazgjedhor të Trampit janë pozitiv në koronavirusin e ri

Uashington, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Dy anëtarë të ri të ekipit zgjedhor të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, të cilët kanë marrë pjesë në organizimin e tubimit të tij në Tulsa, Olkahoma janë testuar pozitiv në Kovid-19.

“Të dy personat kanë qenë prezent në tubim, por, mbanin maska tërë kohën”, tha Tim Murtaug , zëdhënës i shtabit zgjedhor të presidentit të SHBA-së.

Si shtoi se menjëherë në fuqi kanë hyrë rekomandimet për karantinë pasi janë marrë rezultate nga analiza.

Disa orë pas mbajtjes së tubimit të shtunën në mbrëmje, ekipi i Trampit publikoi e gjashtë persona janë pozitiv në koronavirs. sn/