E rrahu ish të dashurën e bëri për spital, prishtinasi përfundon prapa grilave

Mbrëmjen e së dielës, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një person për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari pasi është arrestuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/