E rëndë në Greqi/ 16-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në derë të kishës, në trup kishte shenja…

Një 16-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm  jashtë një kishe në kodrën e Profitis Ilias në Trikala. Fillimisht u raportuar se e pajeta ishte rreth të 30-ave, ndërsa më pas mediat lokale bënë me dije se trupi i përkiste një vajze të mitur.

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë shkuar në vendngjarje për të ekzaminuar trupin e pajetë, në të cilin janë vënë re shenja dhunë në trup e fytyrë, të cilat dukeshin sikur ishin shkaktuar nga një këpucë, raporton “Ta nea”.

Sipas burimeve të trikalavoice.gr, e mitura i ishte drejtuar Policisë, ku kishte denoncuar dhunën nga një shok i saj. E mitura ishte shpallur e zhdukur nga familja e saj që prej ditës së djeshme, ndërsa e motra kishte telefonuar Policinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen duke marrë në pyetje të gjithë të personat që e njihnin të miturën.