E fundit: Qeveria shpallë gjendje krize në gjithë shtetin për 30 ditë

Shkup, 5 gusht – Qeveria e vendit në seancën e 95, ka sjellë vendim që të shpallë gjendje krize në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 30 ditëve, informon Zhurnal.
Vendimi është me propozim të komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, anëtarë të së cilës në seancë e pranuan propozimin për shpallje të krizës në gjithë vendin përshkak paraqitjeve të shumta të zjarreve.
Vendimi për 30 ditë është sjellë duke patur parasysh nevojën për përdorim racional të të gjitha resurseve nacionale dhe veprimeve koordinuese të të gjitha institucioneve, përshkak paraqitjeve të shumta dhe parandalim të zjarreve.
Për vendimin, do të njoftohen presidenti i vendit dhe Kuvendi.
Për shkak të operacionalizimit të Vendimit, Qeveria i miratua konkluzionet:
- Presidentit të shtetit t’i propozoj të vendos për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës
- Shtabi kryesor pran Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), menjëherë të filloj me përgatitjen e planit të veprimit për parandalimin dhe ballafaqimin me zjarret, si dhe rishikimin e tërësishëm të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe planin për veprim të koordinuar.
- Ministria e Punëve të Brendshme, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ministria e Shëndetësisë me të gjitha institucionet shtetërore të interesuara si dhe njësit e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’i vendosin në dispozicion të gjitha kapacitet dhe resurset e disponueshme të cilat mund të vendosen në funksion për menaxhim me gjendjen e krizës.
- Qeveria e ngarkoi Shtabin kryesor pran QMK-së, që të përcaktoj një person për marrëdhënie me publikun, i cili në bazë ditore do të njoftoj opinionin në lidhje me parandalimin dhe ballafaqimin me zjarret në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e sotme të rregullt u miratua edhe Propozim-programi për mënyrën e procedurës dhe kritereve për shpërndarjen e fondeve të siguruara në nënprogramin dhe Mbështetje të implementimit të Dekadës dhe Strategjisë së Romëve, paragrafi dotacione kapitale deri te Njësit e vetëqeverisjes lokal (NJVL) në Buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në nënprogramin 11- Mbështetje për implementimin të Dekadës dhe Strategjisë së Romëve, paragrafi 488- Dotacione Kapitale deri NJVL, çdo vit janë siguruar fonde për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale për vendet e banuara parasegjithash me popullsi rome./Zhurnal.mk