E dashura turpëron keq, fotoja me…

Atletico Madrid, me La Liga-n e mbyllur, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve (e planifikuar për ditën e enjte), sulmuesi portugez, Joao Felix, ishte protagonisti i një episodi mjaft kurioz. Ish-ylli i Benfica po pushonte, kur e dashura e tij, Margarida Corceiro, i bëri një fotografi dhe e postoi në Instagram. E dashura e futbollistit, megjithatë, harroi një detaj pa “retushuar”.

Në foton që publikoi mund të shihnit edhe organet gjenitale të futbollistit.

Fotoja “me spec” menjëherë u bë “virale” në rrjetet sociale, duke marrë pa fund komente të ndjekësve. Duke vënë re gafën, Margarida e fshiu foton. Megjithatë, ishte një kthesë tepër e vonë. Për të korrigjuar incidentin e nxehtë, partnerja e talentit portugez u justifikua duke thënë se organet gjenitale në foto nuk janë ato të Joao Felix, por një gjë qesharake që donte të postonte. Një version që nuk bind plotësisht.