E dashura e Gerard Pique, e lënduar nga kënga e Shakiras
E dashura e Gerard Pique, Clara Chia Marti, është mbyllur në shtëpi pasi Shakira publikoi këngën e saj Monotonia.
Clara beson se teksti i këngës ka në shënjestër atë pasi fansat e këngëtares Waka Waka e quajtën prishëse familjesh pas publikimit, zbuloi gazetari Jordi Martin. Ai tregoi gjatë programit Socialité, “Më thonë se Clara nuk shkon më të punojë në selinë e Kosmos, por punon nga shtëpia”.“Ajo është shumë e lënduar”, shtoi gazetari.
Megjithatë, media ndau se disa fansa të ish-çiftit kanë dalë në mbrojtje të Martit duke theksuar se ajo nuk duhet të sulmohet për veprimin e Pique.Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se ishte futbollisti ai që u nda nga Shakira pas lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe e dashura e tij nuk duhet fajësuar për këtë.
Ndërkohë, në këngën, nëna e dy fëmijëve këndon: “Nuk ishte faji yt, as i imi. Faji ishte monotonia. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija që kjo do të ndodhte.“Ti më braktise për shkak të narcizmit. Keharruar atë që kemi qenë. E di që kam dhënë më shumë se ti.” Shakira dhe Gerard njoftuan gjatë verës se po ndaheshin.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë për E!News. “ Fëmijë tanë janë prioriteti ynë . Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”