Dyshimet/ Ja pse u shkarkua shefi i komisaratit

Nik Nikolla u shkarkua ditën e sotme nga detyra si shef i komisariatit të Lezhës, ndërkohë që mbeten ende mister rrethanat e lirimit nga detyra, sa kohë nuk ka një motiv.

Burimeve bëjnë me dije se pezullimi i tij ka ardhur pas identifikimit të disa bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Ai kishte vetëm 4 muaj që ishte emëruar në këtë detyrë, pasi në vend të tij ishte Agron Kurti.

Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se pezullimi i tij ka ardhur edhe për mosmarrje të masave për situatën e krijuar nga Covid 19, për sezonin turistik.

Ai e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa me parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.