Dy policë në mesin e viktimave nga aksidenti në Bullgari (Foto)

Dibër, 25 nëntor – Familjarët e viktimave nga Dibra bëjnë të ditur e dy prej tyre knë qenë policë. Bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë. Familjarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime policore nga ku shtojnë se duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtarë.

Enis Ramanoski dhe Sade Mustafoski me bashkëhortet ishin në mesin e 44 viktimave