Dy oferta në tavolinë

Pas një pushimi të gjatë, trajneri italian, Massimiliano Allegri, pritet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre për sezonin e ardhshëm.

Italiani lidhet me një numër skuadrësh, por sipas raportimeve të fundit nga Italia, dy janë më afër tij.

‘Tuttosport’ shkruan se Paris Saint Germain dhe Inter janë dy skuadrat të cilat Allegri po i konsideron.

PSG kanë Allegrin të parin në listën për të zëvendësuar Thomas Tuchel, nëse ky i fundit largohet ose shkarkohet.

Mbetet të shihet se kush do të jetë skuadra që arrin marrëveshje me ish trajnerin e Juventus.