Dy kërçovarë me gjest human për një djalë të ri me nevoja të posaçme

Kërçovë, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Dy kërçovarë të ri, Lavdrim Veliu dhe Alit Bilali duke parë vështirësitë me të cilat po ballafaqohet një djalë nga nacionaliteti romë me nevoja të posaçme, 20 vjeçari Atilan Asanoski, kanë vendosur bashkërisht t’i ndihmojnë që t’i lehtësohet lëvizja.

Ata kanë i kanë siguruar motor të posaçëm elektrik i cili do t’i mundësojë Asanoskit me më pakë vështirësi dhe më komod të lëviz nëpër qytet.

“Ne e bëmë këtë për arsye humanitare dhe me dëshirën për të ndihmuar këtë djalë të ri nga komuniteti rom, i cili kishte vështirësi të lëvizë. Besoj se tani me motorin elektrik special i kemi lehtësuar lëvizjen e këtij djali të ri së bashku me mikun tim Alit”, thotë Lavdrimi. sn/