Dy ekipe nga Maqedonia e Veriut në konkurrencë për çmimin global të NASA-s

/

Dy ekipe nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga nëntë vajza dhe djem të moshës prej 15 deri 19 vjeç do të na përfaqësojnë në garën botërore për inovacione për Tokën dhe Hapësirën – NASA Space Apps Challenge, në organizim të agjencisë kozmike NASA dhe do të kenë mundësi t’i prezantojnë projektet e tyre para ekspertëve botërorë.

Dy ekipet fituese intensivisht kanë punuar dhe pas përfundimit të edicionit vendor dhe gjatë javës së kaluar në mënyrë shtesë i kanë avancuar zgjidhjet e tyre me përkrahje të mentorëve.

Ata tani janë në garë për një nga gjashtë çmimeve globale nga NASA me mundësi që Qendrën në Floridë dhe të marrin pjesë në fluturimin e një rakete gjatë vitit 2021.

Fundjavën e kaluar Shkupi ishte pjesë e hakatonit më të madh në vend, NASA Space Apps Challenge, ku morën pjesë mbi 25.000 pjesëmarrës nga 200 lokacione virtuale në pesë kontinente.

Në vend gara tërhoqi 120 pjesëmarrës, të cilët zhvilluan shkathtësi për zgjidhje inovative të sfidave të tanishme dhe të ardhshme.

Ngjarja është në organizim të Njumens Biznes Akselerator dhe Fondacionit Goldiloks , ndërsa tradicionalisht mbështetet nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.