Dushko Arsovski, zëdhënës i ri i Qeverisë

/

Dushko Arsovski është zëdhënësi i ri i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut . Ky vendim u soll në seancën e sotme qeveritare.

Nga shërbimi qeveritar për informim njoftojnë se krahas Arsovskit, zëdhënës aktiv mbetet edhe Muhamet Hoxha.

Dushko Arsovski është gazetarë me dy dekada përvojë pune. Që nga viti 2012 ai ka qenë redaktori i politikës së jashtme në RTVM, redaktori i së lajmeve qendrore dhe njëherësh zëvendëskryeredaktori i Programit informativ.

Më parë ka punuar si gazetar / producent dhe shef i korrespondencës të Bi-Bi-Si në gjuhën maqedonase në Shkup. Për dy vjet ai ishte redaktori dhe drejtuesi i lajmeve në TV Alfa si pjesë e ekipit që themeloi televizionin.

Dushko Arsovski u lind në vitin 1977 në Kumanovë. Ai u diplomua për studime ndërdisiplinare për gazetari në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2001. Në vitin 2017 ai u bë magjistër i “Marrëdhënieve ndërkombëtare – Zgjidhjen e konflikteve” në Fakultetin Filozofik të UCM-s[ë në kuadër të programit TEMPUS. Në vitin akademik 2003/2004, ai përfundoi trajnimin e tij profesional në fushën e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Meksikës së Re, SHBA, me bursë nga Departamenti i Shtetit.