Durmishi mund të bëhet bashkëlojtar me Vedat Muriqi

në kategorine Sport

Riza Durmishi, mbrojtësi i majtë i Lazios,  mund të jetë shumë shpejt lojtar i Fenerbahces pasi që serbi Aleksandar Kolarov nuk dëshiron të largohet nga Roma

Klubi turk ishte duke e kërkuar që disa muaj
Kolarovin, por pavarësisht thashethemeve të mediave lokale, lojtari nuk dëshironm
që të largohet nga Roma, kurse burimet italiane thonë se pothuajse asnjëherë
ata nuk ishin afër një marrëveshje.

Tani sipas gazetës turke, “Fanatik”, Durmishi
ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahce dhe Lazio është gati ta shet atë.

Ai mund ti bashkohet ekipit të Vedat Muriqit
edhe në formë huazimi me opsion blerjen për katër milionë euro.

25 vjeçari, që përfaqëson Danimarkën kaloi në
ekipin italian nga Real Betisi për 7.5 milionë euro verën e kaluar, kurse u
paraqit për Lazion vetëm 19 ndeshje.

Nëse do ti bashkohet Fenerbahces, atëherë
Durmishi do ta këtë për kolegë gjigantin e sulmit të Kosovës, Vedat Muriqi.
 

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.