Dua Lipa me paraqitje provokuese në Javën e Modës në Milano

Dua Lipa bëri një paraqitje provokuese e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm teksa mori pjesë në shfaqjen GCDS në Javën e Modës në Milano të enjten.

Fustani i këngëtares ekspozoi të brendshmet e saj të zeza dhe ajo e kombinoi pamjen me taka të trasha, duke i shtuar disa centimetra gjatësisë së saj.

Pamja e saj plot tension nxori në pah figurën e saj trupore të hollë dhe ajo i futi gjërat e nevojshme në një çantë të kuqe në formë zemre, shkruan DailyMail.

Të pranishëm ishin edhe yje të tjerë, përfshirë Bella Thorne, e cila zgjodhi të vishte një bluzë të verdhë të prerë dhe një fund të gjatë deri në dysheme.

Dua përndryshe ka pasur një sukses të madh gjatë 12 muajve të fundit.

Ajo së fundmi shtoi një shumë prej katër milionë funtesh në pasurinë e saj pasi hoqi dorë nga ish-kompania e saj menaxhuese në fillim të vitit 2022.

Në shkurt të atij viti, u zbulua se Dua i kishte ndarë rrugët me kompaninë e atëhershme të menaxhimit që e ndihmoi atë ta kthente në një sensacion global, pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.

Këngëtarja, e cila nënshkroi kontratë me ‘Tap Management’ me bazë në Londër në vitin 2013 ndërsa punonte si kamariere në bar koktej, i habiti shefat e saj kur tha se nuk donte më që ata ta përfaqësonin atë.

Dua ka publikuar dy albume gjatë karrierës së saj relativisht të shkurtër në muzikë, ku më i fundit është “Future Nostalgia” i vitit 2020.

Albumi nxori gjashtë këngë të suksesshme, të cilat arritën sukses kritik dhe tregtar, duke kryesuar listat në 15 vende dhe duke arritur të renditen në dhjetëshen e parë në 31 vende.