Dua Lipa kërcen vallen e Rugovës

në kategorine Diaspora

E Diel, 4 Gusht 2019 – 14:12
albinfo.ch

Në festivalin “Sunny Hill”, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kërcyer vallën e Rugovës e mbështjellur me flamurin kuq e zi së bashku me rep artistin kosovar, Labinot Gashin.
Në skenën gjigante janë ngjitur artistët më të mirë shqiptarë.
Ledri Vula, Kida, Buta, Lumi B, Gashi e të tjerë, elektrizuan publikun dhe i bënë ata të këndonin e kërcenin me muzikën e tyre.
Dua Lipa nuk ka zbuluar ende nëse do të performojë këtë vit në festivalin që organizon bashkë me të atin, megjithatë duket se po e shijon në maksimum qëndrimin në publik përcjell Albinfo.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.