Drita me pikë të madhe, Prishtina dorëzohet për titull

Prishtina lëshoi fitoren nga dora në dhjetë minutat e fundit. Derbi i madh mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani përfundoi baras (1:1), në takimin e javës së 30-të.

Tre javë para mbylljes së kampionatit,  Drita ka epërsi të mirë, duke udhëhequr me 65 pikë, katër më shumë se Gjilani në vend të dytë, kurse Prishtina renditet e katërta me 58 pikë apo dorëzohen në garë për titullin e kampionit.

Në minutën e 6-të, Endrit Krasniqi dinak, shënon për 1:0.  Në minutën e 53-të, Betim Haxhimusa ka pasur rast ideal, por sukses. Portieri i Prishtinës, Haxho, shpëton gol të sigurt.  

Në minutën e 76-të, shtylla aleat i Dritës, duke e ndal goditjen e Endrit Krasniqi. 

Në minutën e 80-të, Astrit Fazliu është heroi i Dritës, duke barazuar rezultatin 1:1 dhe pothuajse  edhe ia ka fikur shpresat bardhekaltërve për titull. Drita me pikë të madhe nga kryeqyteti.