DPHM: Niveli i Vardarit më i ulët nga mesatarja e qershorit

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Niveli i lumit Vardar në shumë vende të matjes nëpër rrjedhën e lumit është nën mesataren vlerave për muajin qershor, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Në vendin e matjes Jegunoc niveli i Vardarit sot në mëngjes ka qenë 40 centimetra, për dallim nga mesatarja e qershorit e cila arrin 79 centimetra. Niveli i ulët i Vardarit në Veles, ku sot në mëngjes janë matur 55 centimetra, ndërsa mesatarja për qershorin në këtë vend është 71 centimetra.

Të dhënat e DPHM tregojnë se është më i ulët se niveli i mesatares së qershorit dhe të lumenjve tjerë në vend. Niveli i Treskës në Makedonski Brod është 12 centimetra që është dyfish më pak se mesatarja e qershorit e cila arrin 26 centimetra. Niveli i lumit Strumicë afër Strumicës është gjithashtu nën vlerat mesatare për qershorin dhe arrin 50 centimetra. Vlerat mesatare në ktë vend të matjes për qershorin janë 84 centimetra.

Dallim minimal nga vlerat mesatare në qershor ka në lumin Drini i Zi në vendin e matjes Lozah afër Strugës dhe arrin 132 centimetra, ndërsa mesatarja e qershorit është 134 centimetra.

Dallimi te nivelet e matjes nuk ka në tre liqene. sn/