Dortmundi konfirmon edhe trajnerin

Ditën e djeshme Drejtori Sportiv i Borussias së Dortmundit, Michael Zorc firmosi zgjatjen e bashkëpunimit me klubin verdhezi deri verën e 2022-shit, ndërsa konfirmoi edhe për sezonin e ardhshëm një tjetër personazh të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për trajnerin Lucien Favre, i cili ka qenë në pikëpyetje për të ardhmen ndonëse ka edhe një vit kontratë me verdhezinjtë, por Zorc ka konfirmuar se edhe për sezonin e ardhshëm do t’i besohet sërish zviceranit.

Favre dështoi për të dytin sezon radhazi të thyejë hegjemoninë e Bayernit të Mynihut në kampionat, ndaj u fol për një shkarkim të mundshëm të tij këtë verë, pro duket se drejtuesit e klubit i besojnë punës së tij dhe do të provojnë titullin sërish sezonin e ardhshëm.