Dorëzohet Arthur, pranon transferimin te Juventusi

Mesfushori i Barcelonës, Arthur thuhet se më në fund do të pranojë një ofertë për t’u bashkuar me Juventusin, duke fituar ‘tre herë’ më shumë se që fiton aktualisht.

Marrëveshja 75 milionë eurosh apo 15 milionë euro plus shërbimet e Miralem Pjanicit, i duhet vetëm vula e miratimit të Arthurit.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, propozimin e fundit të Juve për 5.5 milionë euro neto në sezon plus bonuset kanë bindur përfaqësuesit e tij.

Kjo do të përfaqësonte një rritje të madhe page për brazilianin, pasi thuhet se është tre herë më shumë sesa ajo që fiton te Barça brenda një viti.

Calciomercato.it dhe Mundo Deportivo pajtohen që shkëmbimi po arrin fazat e fundit, me këtë të fundit që raporton sesi Arthur ka hequr dorë nga qëndrimi në Camp Nou.