Dorëzimi i pazakontë i paketës në Australi ndez polemika në rrjetet sociale

Publikohen disa pamje që tregojnë një punonjës të postës në Australi duke hedhur një pako mbi gardhin e një shtëpie.

Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale, ku përdoruesi që publikoi videon shkruajti me ironi: “Të paktën e dorëzoi, nuk la vetëm një letër”.

Komentet ishin të ndara — disa e quajtën “dorëzimin më të mirë ndonjëherë”, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër sjelljen e shoferit.

Një komentues tha se “pakot kalojnë edhe më keq nëpër qendra shpërndarjeje”, ndërsa një tjetër shtoi: “Imagjino sikur brenda të ishte diçka prej qelqi”.

Kompania theksoi se do ta shqyrtojë më tej këtë rast.