Donaldi i bën urim të veçantë Borës për ditëlindjen

Një ndër çiftet më të komentuara në media rozë në vend janë padyshim Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Historia e tyre e dashurisë bëri bujë me pjesëmarrjen e aktorit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Pas uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënie që erdhi me përplot sfida për ta, dyshja tashmë po shijojnë një lidhje të bukur romantike dhe këtë nuk e fshehin as në rrjete sociale.

Dhe, sot (e hënë) që është një ditë e veçantë për moderatoren, e cila po feston ditëlindjen e 31-të nuk ka munguar një urim nga partnerit i saj.

Donaldi ka postuar një imazh të Borës në InstaStory duke ia bashkangjitur edhe një mesazh dashurie.

“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka shkruar Donaldi në urimin e tij.

Ndryshe, kujtojmë që të dy gjatë vitit që lamë pas kanë qenë të angazhuar me emisionet e tyre përkatëse.

Ndërsa së fundmi çifti kanë udhëtuar bashkë me miqtë e tyre për pushime dimërore, ndonëse nuk e kanë zbuluar lokacionin.