Donacion prej 30.000 eurove për sanimin e pasojave nga moti i keq në Slloveni
Shkup, 24 gusht – Më shumë se 30.000 euro janë mbledhur në aksionin që e ka zbatuar Shoqata e afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut për sanimin e pasojave që paradokohe e kanë përfshirë Slloveninë. Paratë tanimë janë paguar në disa organizata humanitare në Slloveni.
“Si shoqatë e treguam unitetin dhge humanitetin tonë gjatë dhënies së përkrahjes ndaj miqve tanë nga Sllovenia. Ne jemi komb human dhe çdoherë ndihmojmë. Gjithsesi përkrahja do të vazhdojë edhe më tej përmes formave tjera të ndryshme”, tha mes tjerash kryetari i Shoqatës së afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, Vojdan Jordanov.
Ai ka shprehur kënaqësi nga jehona e komunitetit afarist në vend, i cili është përfshirë në këtë aksion.