Domgjoni gjen rrugën e rrjetës në Turqi

Mbrojtësi shqiptar, David Domgjoni, ishte heroi i Menemensportit, në barazimin 2:2 që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Bursasportit.

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Laccit në Superiore, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Seleznov, i cili mposhti 2 herë nga pika e bardhë portierin e Kombëtares, Gentjan Selmani.

Futbollistët e Menemespor nuk u pajtuan me humbjen, teksa me rifillimin e pjesës së dytë, barazuan shifrat me Boztepe. Protagonist në golin e dytë ishte sërisht Domgjoni, i cili i hapi rrugë topit, për të shkuar në rrjetë.

Vlen të theksohet se skuadra e shqiptarëve humbi në penallti në minutën e 81-të me Kaja, duke shpërdoruar mundësinë për të dalë me 3 pikë nga kjo përballje.