Ditmir Bushati: S’ka 15 kushte për Shqipërinë, PE s’ka kompetencën t’i vërë kushte një vendi kandidat!

Deputeti dhe ish minister i Jashtem, Ditmir Bushati është shprehur se Parlamenti Europian nuk ka kompetenca dhe as kuadër ligjor që të vendosë kushte për një vend kandid si Shqipëria.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Bushati tha se gjithçka drejtohet nga Komisioni Europian dhe vendet e Bashkimit Europian dhe se janë disa detyra që Shqipëria duhet t’i përmbushë, por nuk ka asnjë kusht.

“Kemi pasur disa rekomandime, një vendimmarrje nga BE që përcaktuan dhe një radhë apo etapë që duhet të ndiqen nga Shqipëria.

Fillimisht përgatitet kuadri negociues që përcakton të gjithë procedurën dhe metodologjinë që udhëhiqet i gjithë procesi i integrimit.

Më pas mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Për të dy këto etapa, BE në vendimin e marsit të 2020 ka përcaktuar një listë me detyra.

PE nuk ka kuadrin dhe as kompetencën për të përcaktuar listën me detyra për një vend kandidat , pra nuk mund të flitet për një listë me kushte, por procesi është në ato shina që përcakton traktati. lista e detyrave që duhen përmbushur është e qartë dhe nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional.

Bëhet fjalë për reformën zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të latë, për ligjin anti-shpifje etj. Loja janë 7 apo janë 15 kushte është lojë me kungullesha dhe shkëputje të vëmendjes. në momentin Parlamenti Europian nuk ka një zë ligjor për këtë çështje pasi gjithçka drejtohet nga Komisioni Europian dhe vendet e BE,”- tha Bushati.