Dita e parë e votimit në Gostivar: Nga 26 persona votuan 24

/

Përfundon procesi i votimit në ditën e parë në Gostivar. Procesi i votimit për personat e infektuar me Covid – 19 dhe të izoluarit ka filluar në kohë dhe përfundoi rreth orës 16.

Ata kanë votuar në shtëpi për çka në teren ishin dy ekipe mobile që realizonin procesin e votimit të përbërë prej tre punonjësve shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike. Të njejtit, të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse po bartin kutinë e votimit. Kryetari i KKZ-së në Gostivar, Mustafa Musliu tha se procesi është zhvilluar pa probleme, ndërsa të miratuara kanë qenë 26 aplikime për të votuar.

Sot të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 24 persona në Gostivar, pasi njëri prej tyre ka ndërrua jetë, ndërsa njëri është shtrirë në spital.

Nesër do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, numri i të cilëve në Gostivar të pranuar nga KKZ, është 184.

Nesër votojnë edhe personat që ndodhen në arrest shtëpiak, ndërsa në Gostivar janë paraqitur katër persona të tillë për të realizuar të drejtën e votës. Nesër poashtu votojnë personat në burgje dhe ata në shtëpitë e pleqve. Ndryshe me 15 korrik (e mërkurë), në ditën e tretë të votimit e cila është shpallur si ditë jo pune, në Gostivar do të votohet në 119 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë kanë 79.923 persona. Vendvotimet do të hapen në orën 7 të mëngjesit, ndërsa dita zgjedhore përfundon dy orë më vonë nga e zakonshmja, përkatësisht në orën 21.