Dita e dytë e votimit në zgjedhjet për deputetë

Shkup, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Këshillat zgjedhorë prej në mëngjes  e realizojnë votimin te personat e sëmurë, të pafuqishëm, te personat e sëmurë kronik, të cilët janë paraqitur për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtën e tyre të votës e shfrytëzojnë  edhe të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë  persona shpërngulës të brendshëm.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  (KSHZ), siç deklaroi në konferencën për shtyp  zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani, votojnë 8.843 të sëmurë, të pafuqishëm  dhe të sëmurë kronik paraqitjet e të cilëve janë pranuar nga KSHZ.

Votimi ka filluar edhe në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, ku në librat amë të veçantë, të Listës zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të paraqitur në arrest shtëpiak. Votojnë edhe 357 persona  në 17 shtëpi të pleqve.  Votimi i këtyre personave bëhet nga ana e  këshillave zgjedhorë, si zakonisht deri më tani,  me atë që edhe anëtarët e këshillave, por edhe personat që janë paraqitur të votojnë  në mënyrë të obligueshme duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19.

Sipas Kodit zgjedhor dhe udhëzimeve të sjellura nga KSHZ, qytetarët  fletvotimet e tyre duhet t’i shënojnë  me rrethimin e numrit rendor të bartësve  të listës me stilolaps kimik në ngjyrë të kaltër. Asnjë  shenjë tjetër  nuk guxon  të vendoset  në fletvotim  sepse në rast të tillë,  do të llogariten si të pavlefshme.

Me qëllim që të mund ta njoftojnë KSHZ-në dhe të japin  rekomandime të tyre që kanë të bëjnë  me procesin zgjedhor KSHZ  aktiv është numri i telefonit falas 0 800-555-44. Për komunikim me qytetarët  me dëgjim të dëmtuar aktiv është numri i telefonit 076488360, përmes të cilit  këto qytetarë  me videothirrje  do të mund të komunikojnë me KSHZ-në. Për të gjithë qytetarët tjerë në dispozicion është edhe ueb faqja  e KSHZ-së www.sec.mk, si dhe Fejsbuku dhe Tuiteri në kanalin Jutjub.

Dje, në ditën e parë të votimit, për listat e kandidatëve  votuan personat me Kovid-19 dhe në vetizolim. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë theksoi se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar  723 persona të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim, nga 759 të paraqitur.

Nga votimi i djeshëm dhe i sotëm, KSHZ nuk publikon rezultate, por vetëm numrin e jehonës. Fletvotimet mbresin  në zarfe të cilat gjenden në kutitë e votimit deri në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht deri në përfundimin e votimit. Kutitë e njëjta përdoren  për votimin e sotëm të të sëmurëve dhe të personave të pafuqishëm, ndërsa zarfet do të  hapen  dhe votat do të numërohen nesër  së bashku me të tjerat.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvend  mbahen  me rekomandim të obligueshëm për respektim të masave për mbrojtje nga Kovid-19. sa/