Diskutim onlajn i ISPPI: Sfida për hulumtimet shkencore në kushte të pandemisë

/

 Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të kyçet në valën e 10-të të Hulumtimit shoqëror evropian (EOI). Hulumtimi do të zbatohet nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (ISPPI) pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, ndërsa të dhënat e grumbulluara do të jenë të kapshme nën qasje të hapur për të gjithë hulumtuesit nga shkencat shoqërore, institucionet shtetërore, mediumet dhe opinioni më i gjerë.

Me qëllim të promovimit të EOI, u zhvillua diskutimi onllajn përmes platformës ZOOM në temën: “Sfida për hulumtimet shkencore në kushte të pandemisë: Vegla të reja informuese komunikuese në Hulumtimin shoqëror evropian”.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues të  institucioneve akademike shkencore dhe institucione hulumtuese nga sektori joqeveritar.

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit rajonal të Hulumtimit shoqëror evropian për Ballkanin Perëndimor, që është pjesë e projektit SUSTAIN 2, financuar nga programi Horizont 2020 të Komisionit evropian.

Anëtar i rrjetit rajonal të EOI për Ballkanin Perëndimor dhe moderues i debatit Klime Babunski theksoi se shteti ynë është vendi i fundit nga rajoni që i bashkangjitet këtij hulumtimi.

“bashkangjitemi në kushte tërësisht specifike për hulumtime shoqërore ku kontakti personal është shumë me rëndësi në grumbullimin e të dhënave dhe duke pasur parasysh tërë përvojën e madhe, akadmeike dhe joakademike dhe arsimore që hulumtimi i ka imponuar apo kapitalizuar në tërë këto vite të relaizimit, është plotësisht logjike tema për diskutimin e sotëm”, theksoi Babunski.

Aneta Cekiq, profesoreshë e jashtëzakonshme e ISPPI, foli në temën “Zbatimi i valës së 10-të të Hulumtimit shoqëror evropian në kushte të pandemisë globale: Përdorimi i video intervistimit”.

Cekiq theksoi se të dhënat nga hulumtimi do të jenë të kapshme për opinionin më të gjerë.

Deri më tani janë mbajtur nëntë valë të hulumtimit në mbi 38 vende në Evropë. ANketa kryhet sy më sy dhe zgjatë një orë, ndërsa hulumtimet janë përkthyer në 50 gjuhë. Janë tubuar mbi 425.000 intervista nga institucione dhe agjenci të ndryshme të vendeve evropiane, ndërkaq të gjitha të dhënat janë të kapshme në ueb faqen e ЕОI.

Për hulumtimin ka 140.000 shfrytëzues të regjistruar, prej të cilave 66.9 për qind janë studentë.

Pyetësori anketues përmban gjashtë tërësi tematike, që përfshijnë shprehi për shfrytëzimin e informatave përmes internetit, qëndrime politike dhe sociale, besim në institucione, mirëqenie e qytetarëve, krim, religjion, diskriminim, si dhe të dhëna sociodemografike dhe shkallë të vlerave të njeriut.

Është paraparë që vala e dhjetë të realizohet gjatë vitit 2020 dhe 2021, por në mars situata me koronavirusin e ndryshoi planin e hulumtimit.

Nga marsi deri në qershor u dizajnua modul i ri Kovid-19, që përmban 20 pyetje që kanë të bëjnë me pandeminë e koronavirusit dhe qëndrimin e qytetarëve.

Ekipi i ekspertëve të Hulumtimit shoqëror evropian vendosi vegël të re në kuadër të procesit të anketimit, përkatësisht video intervistim.

Në kuadër të ESS është përgatitur protokoll për Kovid-19, udhëzime të përgjithshme për të gjitha vendet që e zbatojnë hulumtimin, por nëse masat nacionale janë më të ashpra, ato duhet të respektohen. Vendet kanë për detyrë të përgatisin vlerësim të rrezikut para fillimit të hulumtimit në terren dhe të parashtrojnë pyetësor përgjegjës drejt EOI-së dhe vendet duhet të kenë përgatitur pako të posaçme për anketuesit.

Video intervistimi do të ofrohet nëse të anketuarit nuk dëshirojnë të anketohen sy më sy, ndërsa do të zbatohet përmes platformave ZOOM, Microsoft Teams apo Skype. Anketuesi do të punojë në dy pajisje, përderisa i anketuari në një pajisje, ndërsa xhirimi i intervistës nuk është i lejuar.