Disa prokurorë dhe hetues nga Bullgaria do të vijnë në vend që të marrin ADN nga familjet e të vdekurve në autostradën “Struma”

Sofje, 24 nëntor – Një ekip prej gjashtë hetuesve nga shërbimi hetues nacional bullgar dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të punojnë në procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë në autostradën “Struma”, në të cilin humbën jetën 45 persona të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë për “24 Orë” e bëri të ditur Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë. Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë dha mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar juridik, janë precizuar afatet më të shkurta të mundshme për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme. Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme, shtoi Mileva.

Që të identifikohen shtetasit e vdekur nga Maqedonia e Veriut, ekipi bullgar do të marrë profile ADN të familjarëve të viktimave që t’i krahasojë profilet e ADN-së së viktimave që t’i identifikojë sa më shpejtë, shtoi ajo. Tashmë është krijuar organizimi i nevojshëm për hetim të shpejtë dhe efektiv, ka ndarje të punës dikastere të veçanta.

Kryeprokurori i Bullgarisë, Ivan Geshev është në komunikim të vazhdueshëm me kryeprokurorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski. Prokuroria e Republikës së Bullgarisë punon në konfirmimin e shkaqeve për aksidentin e rëndë, si dhe në identifikimin e shpejtë të trupave të të vdekurve.