Disa fluturime shtyhen e disa anulohen përshkak mjegullave të shumta
Shkup, 2 janar – Mjegullat e shumta në Shkup kanë vështirësuar komunikacionin ajror. Pjesë e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup janë shtyrë apo janë anuluar. Përshkak mjegullave, është ulur shikueshmëria në disa drejtime në shtet, transmeton Zhurnal.
Sipas informacioneve, janë anuluar fluturimet nga Bremeni dhe Dortmundi, ndërsa është anuluar edhe fluturimi nga Stambolli. Në Shkup ka fluturuar vetëm një aeroplan nga Viena. Për katër orë është shtyrë fluturimi për në Stamboll ndërsa për 50minuta për në Londër./Zhurnal.mk