Dimova: “Nuk jap dorëheqje, derisa nuk e zbuloj skandalin me 2.2 milionë euro”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova, ka reaguar për akuzat ndaj saj, se i ka dhënë grant prej 270 mijë eurove një floktarie.

Në konferencë për shtyp sot, ajo tha se bëhet fjalë për mashtrim publik dhe se nuk i ka keqpërdorur fondet evropiane.

“Dua të them se bëhet fjalë për mashtrim, i cili ka filluar që në muajin qershor kur publikova storjen për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove para evropiane. Granti që përmendet në mediume nuk është dhënë për floktari, por për një ndërmarrje tjetër, ndërsa fotografitë në të cilat shihem unë me Zoran Zllatkovskin janë të montuara”.