Dimitrov: Hymë në NATO, do të bëhemi pjesë edhe e BE-së

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Hymë në NATO, mundemi dhe dëshirojmë të anëtarësohemi edhe në Bashkimin Evropian, tha bartësi i listës së kandidatëve të Koalicionit “Mundemi” në NJZ 1, Nikolla Dimitrov në një prononcim për mediat të dhënë para BE Infoqendër në Shkup.

“Sot askush nuk premton anëtarësimin në NATO sepse ne e kemi kryer atë punë. Nuk kishte asnjë parti politike që, nga pavarësia jonë nuk premtonte anëtarësimin në NATO. Për më pak se tre vjet, e kemi hapur derën dhe sot jemi anëtare krenare dhe e barabartë e aleancës më të fuqishme në historinë njerëzore, NATO. Kërkojmë fitore bindëse politike, një mandat të ri të qartë politik nga qytetarët sepse misioni ynë nuk ka mbaruar. Duam standarde evropiane, në vendlindje në atdheun tonë. Ne kemi vërtetuar se mundemi, hymë në NATO. Do të dëshmojmë se mundemi më tepër dhe akoma më shumë dhe më seriozisht në rrugën evropiane”, deklaroi Dimitrov. mb/