Diferencimi politik – Bumerang

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditëve të fundit se do të ndërmerren masa kundër atyre që nuk respektojnë dhe nuk zbatojnë vendimet e partisë, me propozimin e Isa Mustafës përmes votomit elektronik pa kurfar debati, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-ës shkarkoi Zonjën Vjosa Osmani nga funksionet partiake, respektivisht nga posti i nënkryetares të LDK-ës dhe Kryesisë së saj.

Skarkimi i saj u bë sepse ajo i ngeli besnike premtimeve dhe besës që lidhi me elektoratin e LDK-ës në zgjedhjet e 6 Tetorit, duke ju premtuar se nëse ajo bëhet kryeministër do t’a luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar, nuk do të bëjë pazare për territorin e Kosovës dhe do të ketë një qeverisje tjetër në dobi të qytetarëve.

Falë sinqeritetit, mençurisë dhe urtisë të Zonjës Osmani, qëndrimeve të saja parimore ndaj elektoratit, në zgjedhjet e fundit ajo e ringjalli LDK-ën duke e bërë parti të dytë. Personi më me autoritet, më kompetent dhe intelektuale që i ngeli deri në fund besnike qëndrimeve dhe premtimeve të saja, është figura më e votuar në LDK, pas Dr. Ibrahim Rugovës. Në fakt të gjithë ata që ishin kundër Ibrahim Rugovës, sot janë edhe kundër Zonjës Osmani, sepse kjo Zonjë u bë pengesë për realizimin e premtimeve zgjedhore se do t’a luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pjesë e së cilës janë vet ata që organizuan dhe orkestruan shkarkimin e saj. Nga postet e partisë u shkarkua një Zonjë, nënë, intelektuale me përmasa më të gjëra, një figurë e qëndresës dhe parimeve, që nuk u nënshtrohet dhe nuk i pranon shantazhet e njërëzve të korruptuar dhe inkriminuar.

Fatkeqësisht, Zonja Osmani u shkarrkua në mënyrën më mizore dhe më të ligë të mundur, larg opinionit, pa kurfar debati sikurse në proçeset e montuara politike, sepse ua prishte pazaret e pista Isa Mustafës dhe Hashim Thaqit.

Isa Mustafa filloi me shkarkimin e Zonjës Osmani duke dashur që t’i heshtë të tjerët e sidomos ata që votuan kundër shkarkimit të saj, atyre që abstenuan dhe atyre që nuk morrën pjesë në votim. Mirëpo ky është vetëm fillimi i një proçesi të brendshëm që do të zhvillohet në LDK, e që do të përfundon si bumerang ndaj atyre që organizuan këtë turp dhe akt të lig, me ç’rast do të ndahet shapi nga sheqeri.

Me shkarrkimin e Zonjës Osmani, Isa Mustafa, me apo pa vetdije, ka vulosur fatin e tij politik por edhe ka nxitur proçesin e fillimit të demontimit të strukturave kriminale të LDK-ës.

LDK-ën e kanë themeluar intelektualët dhe patriotët e kohës, kurse tani në krye të saj janë kusarët dhe piratët që partinë e Ibrahim Rugovës e uzurpuan dhe e shëndruan në një kompani privatë për përfitime personale.

Mënyra e veprimit të Isa Mustafës n’a kujton kohën pas demonstratave të vitit 1981, kur në emër të diferencimit politik shqiptarët përjashtoheshin nga partia dhe vendi i punës duke u shpallur armiq të popullit. Pjesë në implimitimin e diferencimit të asaj koha ishte edhe Isa Mustafa si bashkpuntorë i ngushtë i Rrahman Morinës dhe sistemit bolshevik komunist të Millosheviqit. Këto linçime, po ashtu, n’a kujtojnë mënyrën e veprimit ndaj kundërshtarëve politik dhe likuidimin e tyre në kohën e Enver Hoxhës, Stalinit, Fidel Kastros dhe diktatorëve tjerë.

Isa Mustafa gjatë karierës politike nuk i dha asgjë Kosovës, përkundrazi duke shfrytëzuar dhe keqpërdorë partinë krijoi pasuri të madhe për familjen e tij duke plaçkituar shtetin. Ky është personi që i mbijetoi sistemit komunist të cilit i shërbeu me devotshmëri, personi që keqpërdori dhe vjedhi Fondin ne 3 %,, është përsoni, që edhe përkundër pasurë se madhe që ka, pranoi dy herë të shërohet në Gjermani, paturpshëm me paratë e taksapaguesve, është personi që pas vitit 1981 diferencoi dhe përjashtoi nga puna intelektual shqiptar.

Ky që po shkarkon tani edhe një intelektuale shqiptare të kalibrit të lartë është personi që karrierën e tij e ngriti përmes intrigave, mashtrimeve dhe manipulimeve, që sot e asaj dite Kosova po ia shef sherrin, ky është po ashtu ndër personat kryesor, me disa të tjerë, që instaluan në mënyrë të strukturuar krimin e organizuar në Kosovë.

Mirëpo edhe përkundër kësaj, Zonja Osmani do të del edhe më e fortë duke mobilizuar forcat progresive brenda LDK-ës, t’a çlirojë partinë nga uzurpatprërt, pazargjintë, hajnat manipulatorët dhe milionerët e pandershëm. Zonja Osmani identifikon progresin, pastërtinë dhe moralin politik, shpresën e të rinjëve, të ardhmen dhe zhvillimin e proçeseve demokratike që janë ngulfatur nga sharllatanët dhe dilingjijtë politik.

Në vijim elektorati i LDK-ës duhet të reflektojë për proçeset që po ndodhin brenda kësaj partie, duke kërkuar përgjegjësi nga Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia, Degët dhe Nëndegët e LDK-ës që të bëhen ndryshime radikale duke hapur perspektiva të reja për të mirën e vendit, sepse nuk mund tër ecet përpara më me njerëz të korruptuar, të kosumuar dhe të sëmurë për pushtet.

Në Kryesinë dhe Këshillin e përgjithëm të LDK duhet të vijnë njerëz të rinj, intelektual dhe punëtotë të ndershëm, të pakorruptuar dhe profesionist të fushave të ndryshme.

Bruksel, 21 Qershor 2020 Skender Musliu, jurist i diplomuar