Dhunohet gruaja shtatzënë

Skena shokuese dhune u regjistruan nga një aparat fotografik ditën e sotme në Stamboll. Një burrë sulmoi gruan e tij shtatzënë në mes të rrugës.

Kalimtarët u përpoqën ta ndalonin dhe ta qetsonin deri në momentin që ndërhyripolicia.

Megjithatë, mësohet se gruaja nuk ngriti padi kundër tij për ushtrim dhune.

Gjatë muajit mars, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Tërheqja shkaktoi protesta nga grupet e të drejtave të grave dhe një trazirë në media sociale që kritikoi vendimin e tij.