Dhoma përfaqësuese e Kongresit e miratoi propozim ligjin e demokratëve për reforma në polici

Uashington, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan dje e miratoi propozimin ligjin e demokratëve për reformën policore, duke dërguar vendimin deri te Senati edhe krahas kundërshtimit të presidenti Donald Tramp dhe aleatëve të tij republikan.

Dhoma përfaqësuese, në të cilën shumicën e kanë demokratët, votoi me 236 “pro” kundrejt 181 “kundër”, kryesisht sipas drejtimeve partiake, në dobi të miratimit të ligjit, një muaj pas vdekjes së Xhorxh Flojd në Mineapolis, duke shkaktuar protesta disajavore për brutalitet policorë, posaçërisht kundër afroamerikanëve.

Të dhënat fillestare nga votimi tregojnë se tre kongresistët republikan i janë bashkangjitur demokratëve në votimin për këtë ligj.

Por projektligji, i cili rekomandon ndryshimin e ligjit dhe politikave për të kontrolluar dhunën e policisë, nuk ka gjasa të miratohet në Senatin ku mbizotërojnë republikanët, ku demokratët e bllokojnë ligjin republikan. Shtëpia e Bardhë gjithashtu mund të vendos veto.

Demokratët e kanë quajtur projektligjin “Drejtësi për Xhorxh Flojd në sjelljen e policisë” dhe parashikojnë që presioni publik do të prishë rezistencën republikane.

“Nuk mendoj se rruga do ta pranojë ‘jo për përgjigje’”, tha Nansi Pelosi për “Uashington Post”.

Policia në vitin 2020 ka vrarë shtatë afrroamerikanë të paarmatosur, ndërsa në vitin 2019 ka pasur 14 raste të tilla. sn/