Derkoski: Bëhet inspektim për mundësitë hapësinore të vendvotimeve për mbrojtjen e votuesve

Prilep, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Dhjetë përqind e 142 vendvotimeve në Prilep do ta ndryshojnë hapësirën ku do të kryhet votimi më 15 korrik që të ruhen masat e mbrojtjes. Këtë e tha kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski i cili sot ishte në teren në Prilep në inspektim në vendvotimet. Me dekretin e fundit qeveritar, Komisioni ka të drejtë ta ndryshojë hapësirën për votim, nëse nuk ruhen masat për mbrojtje.

Sipas Derkovskit inspektimi i vendvotimeve do të jetë deri të enjten kur do të mësohet ku do të ndryshojnë hapësirat për votim.

“Përshkrimi i vendvotimeve mbetet. Do të ndryshojë lokacioni i hapësirës për votim me qëllim që të kënaqen masat dhe protokollet për mbrojtjen e votuesve. preferohen hapësirat në shkolla ku ka klasa të mëdha dhe salla sportive që të mos lejohet votimi në hapësirë të vogël. Deri të enjten do ta mësojmë tërë situatën në terren. Përndryshe, nga 10 deri në 20 për qind i vendvotimeve në vend, mendohet se do të ndryshojnë hapësirat për votim”, thotë Derkoski. em/fb/