Deputetët votojnë projektligjin për financimin e partive politike

Është duke u mbajtur vazhdimi i seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ku në rend dite ishte edhe projektligji për financimin e partive politike, shkruan lajmi.net.

Ky projektligj u votua nga 68 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe nuk kishte asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Përmes këtij projektligji synohet që të dihet financimi i të gjitha partive politike. /Lajmi.net/