Deputetët e Libanit e kundërshtojnë Hezbollah: Nuk duam të izolohemi nga Perëndimi

Partitë libaneze në parlament kundërshtojnë organizatën terroriste Hezbollah pasi sekretari i përgjithshëm i organizatës Hassan Nasrallah mbajti fjalim të martën rreth krizës financiare dhe politike në vend. Partitë politike të Libanit dolën kundër veprimtarisë së Hezbollah në mbështetje të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, transmeton Gazeta Metro.

“Ne nuk do të sakrifikojmë valutat tona të shpëtojmë regjimin sirian…dollarët tanë i takojnë qytetarëve” tha deputeti i partisë libaneze Forcat e Libanit, Pierre Bou Assi.

Kataeb, Sami Gemayel, i cili foli kundër organizatës terroriste Hezbollah.

Hezbollah është akuzuar për kontrabandë të mallrave dhe dollarëve në Siri që ka dëmtuar ekonominë e Libanit, ata akuzohen edhe për kontrabandë të armatimit nga Libani në Siri. Në fjalimin e të martës Nasrallah e mohoi se kanë dërguar dollarë në Siri.

Lideri i partisë Kataeb, Sami Gemayel,  theksoi se Libani nuk dëshiron të “jetojë në izolim dhe i shkëputur nga Perëndimi, Arabët dhe e gjithë bota”.

Gemayel ju drejtua Nasrallah duke i thënë se “ne nuk jemi agjentë, ne jemi në të vërtetë jemi libanezë. Ne ju konsiderojmë ju libanez si ne, dhe të ftojmë të na bashkëngjitësh nën kushtetutën për të ndërtuar një Liban të ri”.

Më herët këtë muaj ishin organizuar protesta nga partia Sabaa me kërkesë që Hezbollah të dorëzoj armët.

Organizatat terroriste Hezbollah aleat i Iranit që luftoi në Siri, u shpall organizatë terroriste edhe në Gjermani si dhe ju ndalua mbledhja e fondeve atje.