Dëmtohet gypi i ujit në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot në mëngjes ka pëlcitë gypi i ujit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte”.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, thuhet në njoftim.