Delegacion i Gardës nacionale të Vermontit për vizitë në Shkup

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 gusht 2019 (MEDIAL) – Delegacion i lartë ushtarak i Gardës nacionale të shtetit federal amerikan Vermont udhëhequr nga komandanti i tyre, koloneli Gregori Najt prej sot gjendet në vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kohës së vizitës, koloneli Najt do të realizojë takime me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nikoqirin, shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral- nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Krahas mbarëvajtjes së bashkëpunimit të mëtejmë, qëllimi i vizitës të komandantit të Gardës nacionale të Vermontit, njoftojnë nga MM, është njohja me procesin e transformimit dhe kapaciteteve të ARM-së.

Siç bëhet e ditur, koloneli Najt do të realizojë takim edhe me presidentin e RMV-së dhe komandanti supreme i Armatës, Stevo Pendarovski. f.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.