Dega e Zhelinës e pakënaqur nga kryesia e Alternativës, shuajnë aktivitetet

Tetovë, 17 gusht – Pas përçarjes në degën e Tetovës, sot edhe nga dega e Zhelinës kanë njoftuar se shuhet aktiviteti partiak i kësaj partie. Lajmin e ka bërë të ditur, Ismen Kasami – Kryetar dege i Alternativës në Zhelinë.

Kasami potencon se ky vendim erdhi pas anashkalimit total nga kryesia e ngushtë e partisë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar media,

Të nderuar qytetarë,Duke përcjellur me vëmendje situatën politike brenda partisë, kemi bërë analizat tona si degë e komunës së Zhelinës, që rezulltojnë se vazhdimisht kemi qenë të anashkaluar dhe të mospërfillur nga ana e kryesisë së ngushtë të partisë.

Duke shtuar këtu edhe faktin e fundit që si degë nuk kemi qenë në dijeni fare mbi bashkëpunimet eventuale të partisë sonë, që nga sot ne Alternativa – dega e Zhelinës, me në krye kryetarin e degës Ismen Kasami, unanimisht kemi vendosur që t’i shuajmë aktivitetet tona partiake. Nga ky moment, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë. Vendimi merret unanimisht nga anëtarët e degës së Zhelinës!Ismen Kasami – kryetar dege i partisë Alternativa – Zhelinë.