Debat onlajn “Qasje e lirë deri te informatat me karakter publik gjatë kohës së Kovid-19”

/

Debat onlajn në temë “‘qasje e lirë deri te informatat me karakter publik gjatë kohës së Kovid-19” do të mbahet në organizim të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Debati do të mbahet përmes platformës Zum, ndërsa folës do të jenë gazetaret Hristina Belovski dhe Maja Jovanovska dhe përfaqësues të Agjencisë për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Debatin SPGPM-ja e organizon në partneritet me Institutin maqedonas për media, Institutin për studime komunikuese dhe Institutin Media dajversiti nga Londra në kuadër të projektit “Njohuri për lajme dhe njohuri digjitale- Përballje me lajmet e rreme” mbështetur nga BE-ja.