Debat onlajn: Përfshirje më intensive në luftën kundër trafikimit me njerëz

/

Përfshirje më intensive e gazetarëve në luftën kundër trafikimit me njerëz, raportim i balancuar lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale të viktimave të trafikimit me njerëz, por edhe respektim i të drejtave të tyre, përfshirje më e madhe e MPPS apo forcim dhe qëndrueshmëri e ekipeve ekzistuese mobile, kapacitete të përforcuara në institucione, të përmirësohen hapësirat për vendosjen e personave të risocializuar- viktima të trafikimit me njerëz, përforcim i afirmimit të transparencës gjyqësore…

Këto janë pjesë e porosive dërguar nga pjesëmarrësit e debatit te sotëm onlajn të organizuar me rastin e 18 Tetorit- Ditës evropiane të luftës kundër trafikimit me njerëz ku morën pjesë Koordinatori nacional i Komisionit kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe kontrabandë të emigrantëve, Magdalena Nestorovska, zëvendësja e saj Svetllana Vllahoviq, gjykatësja e gjykatës Administrative Edita Naskovska, Lupço Markudov shef i Njësisë kombëtare për luftimin e trafikimit me njerëz dhe migracion ilegal si dhe një numër më i madh gazetarësh.

Sipas Nestorovskës, më me rëndësi është gjatë vitit t’i kushtohet luftës kundër trafikimit me njerëz, të informojmë sa më shumë njerëz për këtë dukuri dhe të përfshihen më shumë institucione në luftën kundër trafikimit me njerëz.

“Të ndërtojmë kapacitete të reja dhe të forcojmë kapacitetet institucionale në luftën kundër trafikimit me njerëz, përmes formimit të Task forcës dhe përfshirjes së Prokurorisë publike. Ta rrisim numrin e komisioneve lokale në komuna për luftën kundër trafikimit me njerëz. Të përfshijmë të gjithë faktorët në komuna, si dhe sektorin joqeveritar i cili punon në këtë problematikë në plan mikro përmes etablimit të ekipeve mobile. Ta iniciojmë dhe sjellim rregullativën e re ligjore për zhdëmtim të viktimave nga trafikimi me njerëz me kompensim të drejtë nga ana e shtetit. Në praktikë t’i zbatojmë indikatorët për zbulim preventiv të viktimave potenciale”, ka thënë Nestorovska.

Ndërkohë, Svetllana Vllahoviq, zëvendëskoordinatore kombëtare duke folur për Strategjinë e katërt me radhë për luftën kundër trafikimit me njerëz dhe Planit aksionar ka thënë se pas evoluimit të bërë të jashtëm është punuar Plan i ri ku fokusi do të vihet në çështjet lidhur me pandeminë dhe dhunës së bazuar gjinore. Përcaktimet janë edhe për zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin e viktimave të trafikimit, prioritet është edhe forcimi i pavarësisë së Raportuesit nacional si korrigjues objektiv i punës së Komisionit kombëtar në kuadër të Avokatit të popullit, rritje e numrit aktual të katër komisioneve lokale sipas shembullit të Komisionit kombëtar dhe të trajnohet kuadër që do të veprojë në nivel lokal.

Lupço Makrudov, shef i Njësisë nacionale për luftimin e trafikimit me njerëz dhe migracionit ilegal ka thënë se detyrë bazë e njësisë është të zbatojë hetime si dhe zbulimin e hershëm dhe identifikimin e viktimave të trafikimit me njerëz por edhe udhëzim dhe mbrojtjen e tyre.

Gjykatësja në gjykatën Administrative, Edita Naskovska ka thënë se çdoherë gazetarëve ju nevojitet përgjigje e shpejtë dhe e saktë, ndërsa shton se shumë më shumë duhet të përfshihet edhe bashkëpunimi me MPPS-në.