Dashtevski: Përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë në kohën e duhur

Shkup, 13 gusht – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane “Dermalog”, e cila duhet të sigurojë terminalet e nevojshme për leximin e gjurmëve të gishtërinjve dhe sistemin për funksionimin e tyre, ndërsa do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen e tyre në katër vitet e ardhshme, respektivisht katër cikle zgjedhore.

Në intervistë për MIA-n, Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, sqaron detajet në lidhje me marrëveshjen. Ai theksoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë me kohë, ndonëse ende nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa duhet të vijojë edhe edukimi i anëtarëve të KKZ-ve dhe këshillave zgjedhore, që do të përfshijë edhe votimin me gjurmë gishtash, si dhe se ato do të të zbatohen në përputhje me protokollet shëndetësore kundër Kovid-19.

“Marrëveshja është lidhur përkundër softuerit dhe terminaleve, këtu bënë pjesë edhe pajisja tjetër që nënkupton pajisje shtesë, pjesë rezerve, këtu bën pjesë kutia ose koferi klasik për ruajtjen e pajisjes që gjithashtu është bërë sipas standardeve të caktuara në mënyrë që të mos mund t’i nënshtrohet thyerjes, pluhurit dhe ujin, bateri litiumi, këtu janë kabllot për lidhje dhe pajisje të përgjithshme. Me të janë blerë skaneri termik dhe printeri terminal, deklaroi Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së shprehet se përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë me kohë, ndonëse ende nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa duhet të vijojë edhe edukimi i anëtarëve të KKZ-ve dhe këshillave zgjedhore, që do të përfshijë votim me gjurmët e gishtërinjve.

“Konsideroj se ajo që do të miratohet meqë ka grupe profesionale pune atje në Ministrinë e Drejtësisë, dhe atje janë të kujdesshëm se çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet, çfarë është parësore, çfarë jo, se do të jenë të kujdesshëm për të gjitha gjërat në mënyrë që në procesi të mund të zbatohet me sukses. Kështu që unë mendoj se ata do të sjellin vetëm gjërat më të domosdoshme që do të ndihmojnë në mbajtjen më të lehtë të zgjedhjeve, e se gjërat e tjera do t’i lënë për më vonë, meqë periudha kohore është shumë e shkurtër. Në këtë drejtim do të shkohet për të ndihmuar dhe lehtësuar zbatimin e procesit zgjedhor që neve nuk do të na ndryshojë shumë”, shprehet Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së shprehet thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen në përputhje me protokollet për Kovid-19, me përjashtim të kohëzgjatjes së vazhduar të votimit, që u rregullua me dekret qeveritar.

“Lidhur me këto çështje (për kohën e vazhduar të votimit) ky ishte një dekret ad hok me fuqi të ligjit nga Qeveria, kështu që ato vlefshme vetëm atëherë, sepse në parim vlen Kodi Zgjedhor, ndërsa ai nuk është ndryshuar në atë drejtim. Kështu që, ato afate nuk do të vlejnë, ndërsa gjithçka tjetër që ka të bëjë me protokollet e tjera, protokollet shëndetësore, do të respektohen absolutisht si në zgjedhjet e fundit, maska, alkool që do ta përdorin para se të hyjnë në hapësirën, duke respektuar distancën prej dy metrash dhe këshillat zgjedhore do të kujdesen që të mos hyjnë shumë njerëz”, tha Dashtevski.

Tani për tani, ai nuk mund të thotë nëse zgjedhjet mund të shtyhen, nëse rritet numri i të infektuarve nga Kovid-19 .

  1. Dashtevski, është lidhur Marrëveshja me “Dermalog”-un për furnizimin e terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve dhe softuerëve për to. A mund të shpalosni detaje nga Marrëveshja?

Marrëveshja është lidhur përkundër asaj që e thatë ju për softuerin dhe terminalet, këtu bënë pjesë edhe pajisja tjetër që nënkupton pajisje shtesë, pjesë rezerve, këtu bën pjesë kutia ose koferi klasik për ruajtjen e pajisjes që gjithashtu është bërë sipas standardeve të caktuara në mënyrë që të mos mund t’i nënshtrohet thyerjes, pluhurit dhe ujin, bateri litiumi, këtu janë kabllot për lidhje dhe pajisje të përgjithshme. Me të janë blerë skaneri dhe printeri terminal. Këto janë gjëra që bëjnë pjesë në mallra, bëhet fjalë për shërbime dhe shërbimet siç është përkufizuar dje në Marrëveshjen do të zgjasin jo vetëm për këtë proces zgjedhor, por do të zgjasin për katër vitet e ardhshme, servisim të pajisjes dhe duke zbatim të gjithë procesit zgjedhor në kuptim të vendosjes së gjurmëve të gishtërinjve, respektivisht zbatim të procesit zgjedhor me gjurmë të gishtit.

Ajo që ishte dilemë në opinion se pse një marrëveshje e tillë dhe si do të bëhet, do të thotë se është zgjidhur me këtë, meqë mbështetja e servisimit do të jetë 60 muaj, e llogaritur nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe në përputhje me planin për mbështetje dhe mirëmbajtje të përmendur në pjesën teknike të ofertës të ushtruesit të furnizimit, ndërsa ushtruesi i furnizimit është kompania me të cilën e kemi lidhur. Kjo do të thotë që ato shërbime do të jenë të pranishme këtu në terren me 150 ose më shumë inxhinierë nëse vlerësojnë ashtu. Pas përfundimit të marrëveshjes, ata do të lidhin marrëveshje me kontraktorë dhe nënkontraktorë që do t’u jenë këtu për ndihmë, për logjistikë. Më tutje, duhet të vijnë së pari për të kontrolluar ato terminale, që do të thotë të bëjnë kontroll teknik dhe kjo është gjithashtu pjesë e detyrimit që ata morën përsipër me marrëveshjen. Pra kjo ka ndonjë çmim.

Për më tepër, ata do të duhet të bëjnë doracakë se si përdoren ato (terminalet) që do t’i ketë secili kryetar dhe nënkryetar i këshillit. Pra, ato manuale do të shërbejnë për këtë nëse harrohet ajoqë po ndodh në trajnim të përkujtohen përmes doracakut, e trajnimi për ato terminale, meqë kjo është teknikë apo jo është gjithashtu në kompetencën e tyre. Bëhet fjalë për  rreth 7.000 njerëz, rreth 3,5 mijë vendvotime. Pra, kjo do të thotë se në fakt kemi siguruar prej tyre sigurinë se procesi do të zhvillohet mirë. Dhe ata duhet të mbushin terminalet dhe të zbrazin terminalet. Ata duhet ta lidhin softuerin e tyre me softuerin tonë dhe prej andej t’i mbushin terminalet me numra sipas listës së zgjedhësve, respektivisht sipas vendvotimeve.

Kjo është më e sigurt. Ky variant në fakt është zgjedhur meqë akoma në Maqedoni, te ne, nuk ka të dhëna biometrike në letërnjoftimet dhe pasaportat që do të ishin, mund të bëhen online, ato të qëndrojnë atje në bazën, e të jetë e lidhur me internet. Ndoshta është më mirë që të mos e keni sistemin të hakuar ose të rrëzohet sistemi. Kjo do të jetë jashtë lidhjes, kështu që nuk do të lidhet me internetin.

Si do të garantohet siguria e të dhënave personale? 

Ne kemi ligjet tona dhe ne do ta rregullojmë atë me Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe neve, siç e dini, Ministria e Brendshme na i dorëzoi të dhënat të dielën. Ato janë të koduara dhe nuk mund të hapen nga askush dhe janë futur në serverin. Askush nuk mund t’i hapë, askush nuk mund t’i hakojë, etj. Kur të vijë dita e mbushjes, ato do të deshifrohen dhe do të mbushen në ato terminale. Do të dihet saktësisht se cili terminal do të jetë për cilin vendvotim. Ata që do t’i menaxhojnë (terminalet) nuk mund t’i nxjerrin, t’i hapin meqë ekziston server special me të cilin mbushen dhe vetëm ai server është i programuar për këtë.

Të përfundoj për shërbimet e kompanisë. Pra, ata (të punësuarit në Dermalog ose persona të punësuar prej tyre) do të jenë gjithashtu të lëvizshëm ditën e zgjedhjeve. Pra në secilën njësi bashkiake do të ketë nga një ose dy inxhinierë sipas madhësisë së komunës që do të jenë vazhdimisht në shërbim. Për shembull, një person ka harruar ose nuk di si ta lëshojë, ose është prishur, kështu që do të organizohet në mënyrë profesionale, si të them në mënyrë ushtarake, meqë më parë është bërë strategji dhe praktikë se si të reagohet shpejt. Sepse nëse ndërpritet atje sipas Kodit Zgjedhor, deri në tre orë, votimi mund të ndërpritet dhe pastaj të zgjatet për tre orë. Pra, në atë periudhë (terminali) duhet të zëvendësohet dhe votimi të vazhdojë. Kjo është e para e punës.

E dyta është se ajo logjistikë do të thotë më së shumti meqë supozoj se do të ketë disa probleme teknike dhe ata do të ndërhyjnë menjëherë për të eleminuar problemet. Kjo është gjithçka që u takon atyre. Dhe në fund, marrja e atyre terminaleve, kthimi në bazën dhe zbrazja e e serverit, më pas nga serveri, të koduara i kthehen MPB-së. Pra nuk ka dilema sesi do të zhvillohet procesi.

Sa kushtojnë gjithsej të gjitha pajisjet dhe shërbimet që “Dermalog” do t’i realizojë në katër vitet e ardhshme?

Në Marrëveshje qëndron 60 muaj, që do të thotë se këto janë katër cikle zgjedhore me radhë. Tani për zgjedhjet lokale, më tutje ato të radhës që janë presidencialet, parlamentaret dhe në fund lokalet për katër vjet. Ata duhet ta zbatojnë tërësisht servisimin dhe këtë procedurë që ua thashë. Pra kjo do të jetë për pesë vjet, e jo për një vit. Servisimi i aparateve është katër vjet, ndërsa garancia është 5 vjet për aparatet. Pas kësaj, pas pesë vitesh kur skadon garancia ose do të nënshkruajmë aneks të ri ose marrëveshje të re. Kështu që, faktikisht askush nuk garanton më shumë se kaq. Shuma e përgjithshme për pesë vjet vjen me një çmim edhe atë prej 678 milionë e 979 mijë e 979 denarë.

Si do të bëhet pagesa?

Mënyra e pagesës është parashikuar në kontratën dhe është 30 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, respektivisht dorëzimit të dokumentacionit financiar jo më vonë se 17 nëntor të vitit 2021. Kjo do të thotë se ne zakonisht kemi raund të dytë, kështu që nuk kemi rezultate. Nëse dështon nuk do të realizohet.

Cila është dinamika e mbërritjes së terminaleve dhe pajisjes tjetër?

Kjo është diçka që na jep optimizëm të madh sepse tashmë në moshën 25 vjeçe, ndërsa u desh në afat prej një muaji, mirëpo 25, le të themi, janë dy javë nëse konsiderojmë se sot duhet të mbërrijë kontigjenti i parë i 250 aparateve që do të shërbejnë për trajnimin e këtyre këshillave zgjedhore që do t’i përdorin, respektivisht nga kryetarët dhe nënkryetarët. Kështu kemi parashikuar meqë duhet të ketë persona përgjegjës, meqë bëhet fjalë për pajisje konfidenciale. Ata do të trajnohen nga 25 gushti deri në tetor, dhe më pas, siç e thamë dhe e vendosëm në marrëveshje, ato mund të dorëzohen në mënyrë sukcesive.

Nga ajo që na është thënë se ata do të përpiqen, nuk është e sigurt, të na i dërgojnë javën e parë në shtator 950, javën e dytë në shtator 950, javën e tretë në shtator 950 dhe dërgesën e katërt të fundit kur të lidhen me serverin. Kështu që, kjo është tashmë 1 tetor, e ju e dini që zgjedhjet janë më 17 tetor, pra kemi kohë të mjaftueshme për t’i mbushur, shpërndarë ato. Nga ana tjetër, afati i fundit i dorëzimit është 11 tetori, që megjithatë ne arrijmë ta përfundojmë procesin. Pra, tani për tani kemi kohë të mjaftueshme për këtë procedurë dhe konsideroj se gjithçka do të shkojë mirë.

Si zhvillohen përgatitjet tjera për zgjedhjet lokale?

Unë konsideroj se nuk mund të ketë probleme meqë ne jemi një organ i tillë dhe KSHZ-ja ka qenë gjithmonë organ i tillë që duhet të zbatojë ato gjëra që janë të parapara me ligjin dhe kompetencat. Dhe kështu për këtë ne arritëm të mbarojmë të gjitha punët. Kështu që, ajo që do të miratohet me ligj në Parlament, ne jemi të detyruar ta zbatojmë. E dini që nuk guxo të ketë pengesa për këtë meqë sipas nenit 25 të Kodit Zgjedhor, të gjitha institucionet shtetërore duhet të jenë në dispozicionin tonë për të zbatuar zgjedhjet me sukses. Pra, nëse kemi nevojë për më shumë njerëz, më shumë burime, ne do të kërkojmë, institucionet janë të detyruara t’i sigurojnë ato dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë në zbatimin.

Tek tani duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ju po e zhvilloni paralelisht të gjithë procedurën për terminalet … A do të ketë kohë të mjaftueshme për gjithçka që duhet të zbatohet për organizimin e mirë të zgjedhjeve? 

Konsideroj se ajo që do të miratohet meqë ka grupe profesionale pune atje në Ministrinë e Drejtësisë, dhe atje janë të kujdesshëm se çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet, çfarë është parësore, çfarë jo, se do të jenë të kujdesshëm për të gjitha gjërat në mënyrë që në procesi të mund të zbatohet me sukses. Kështu që unë mendoj se ata do të sjellin vetëm gjërat më të domosdoshme që do të ndihmojnë në mbajtjen më të lehtë të zgjedhjeve, e se gjërat e tjera do t’i lënë për më vonë, meqë periudha kohore është shumë e shkurtër. Në këtë drejtim do të shkohet për të ndihmuar dhe lehtësuar zbatimin e procesit zgjedhor që neve nuk do të na ndryshojë shumë.

Në faqen e internetit të KSHZ-së, qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e zgjedhësve. Për këtë dokument ka pasur vërejtje për shumë vite. A do t’ia dilni t’i tejkaloni këtë herë? 

Gjithmonë kanë mundësi. Ne nuk e bëjmë Listën e zgjedhësve, e marrim nga MPB-ja dhe e përditësojmë me ato të dhënat që i marrim nga institucionet tjera, për shembull nga gjykatat, nga MPPS-ja dhe organe të tjera. Tani do të kemi një përditësim shtesë, çdo qytetar mund të kontrollojë për veten e tij, është bërë shumë kohë më parë dhe është diçka që është në kuadër të kompetencave tona. Konsideroj se gjithë kjo do të marrë fund. Supozoj se Lista e zgjedhësve ashtu siç është dorëzuar është e mirë.

A keni pasur probleme me formimin e komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhore, sepse ato janë përbërje krejtësisht të reja për shkak të skadimit të mandatit të mëparshmëve? 

Këtë vit me ato ndryshime, nëse ju kujtohet që ishin në Kodin Zgjedhor Neni 108A ne mund të zgjedhim KKZ dhe KZ para zgjedhjeve, e më parë ishte tre ditë pas shpalljes së zgjedhjeve që ishte një detyrim tepër i vështirë i KSHZ-së, sepse kur kemi më shumë punë duhet të zgjedhim, e për fat të keq, respektivisht për fat të mirë u skadoi mandati. Kështu që ne duhej t’i zgjidhnim. Kur u miratua kydetyrim, ne menjëherë zgjodhëm të gjitha komisionet komunale zgjedhore dhe pastaj iu qasëm, organizuam zgjedhjen e këshillave zgjedhore komunale sepse komisionet zgjedhore komunale e bëjnë këtë, por kjo u bë në sallat e Pallatit të Armatës meqë sipas Kovid masave duhet të ketë hapësirë dhe pothuajse të gjithë janë zgjedhur. Unë mendoj se vetëm nga një komunë nuk janë lajmëruar. Tani nuk më kujtohet se cila, diku në Maqedoninë Lindore, meqë ishin pushime, nuk kanë mbledhur asgjë, nuk erdhën në KKZ. Do ta zgjidhin këtë brenda këtyre ditëve.

Kur do të fillojë edukimi i KKZ-ve dhe këshillave zgjedhore? 

Kishim shpalllje për të aplikuar edukatorët dhe zgjati nga 26 korriku deri më 6 gusht dhe tani po zhvillohen intervista. Ka 130 trajnues në listë tani janë 70 për 50 persona do të plotësohen, do të kompensohet dhe do të bëhen intervista. Më pas vijon trajnimi i tyre në mënyrë që ata të dinë se si të trajnojnë dhe bëhet orar se si do të kryhen trajnimet kur dhe në cilën ditë, në cilën orë, në cilën komunë ose në cilën pjesë të vendit.

A do të zbatohen zgjedhjet lokale sipas protokolleve shëndetësore për Kovid-19 që ishin aplikuar në zgjedhjet e mëparshme? Ne kishim ditë të zgjatur të zgjedhjeve, një ditë para votonin njerëzit me Kovid-19 dhe ata me aktvendime, njerëzit që morën aktvendime pas atij afati nuk mund të votonin, aktvendimet për izolim ishin të vonuara…

Lidhur me këto çështje (për kohën e vazhduar të votimit) ky ishte një dekret ad hok me fuqi të ligjit nga Qeveria, kështu që ato vlefshme vetëm atëherë, sepse në parim vlen Kodi Zgjedhor, ndërsa ai nuk është ndryshuar në atë drejtim. Kështu që, ato afate nuk do të vlejnë, ndërsa gjithçka tjetër që ka të bëjë me protokollet e tjera, protokollet shëndetësore, do të respektohen absolutisht si në zgjedhjet e fundit, maska, alkool që do ta përdorin para se të hyjnë në hapësirën, duke respektuar distancën prej dy metrash dhe këshillat zgjedhore do të kujdesen që të mos hyjnë shumë njerëz.

A mund të shtyhen zgjedhjet lokale për shkak të Kovid-19? 

Konsideroj se nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, nëse numri do të rritet, ose do të ulet. Konsideroj se për këtë arsye shpejtohet për të mbaruar punën në mënyrë që të mos përsëritet situata nga parlamentaret, mirëpo nuk e dimë, ja, nëse numri do të ulet, apo do të rritet.