Dalin shifrat, sa ka shkuar numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Ndërkohë që ditët e fundit ka patur një rritje të rasteve me covid, paralelisht vijon vaksinimi masiv i popullatës.

Referuar të dhënave zyrtare, sot ka patur një rritje të numrit të të vaksinuarve në Shqipëri, ku janë injektuar 13 mijë doza në 24 orë.

Ministrja Ogerta Manastirliu bën me dije se në total numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka shkuar në 1,095,453.

“Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shkruan Manastirliu.

Gjithsesi, sipas raportimeve të mediave, ka patur një interes të vogël nga ana e të rinjve për t’u vaksinuar, pavarësisht mundësisë së krijuar.

“Nëse je mbi 18 vjeç, shfrytëzoje këtë javë mundësinë për t’u vaksinuar në qendrën shëndetësore ose qendrën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar aty ku banon, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, thuhet në thirrjen e ministrisë drejtuar qytetarëve.

Mjafton një kartë identiteti për t’u vaksiunuar në kuadër të javës së hapur ttë vaksinimit.