Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor.

Kjo ministri njofton se kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese.

“Afati i ankesës është dy ditë me datë 08.12.2021 dhe 09.12.2021 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: rekrutimi.fsk@fsk-rks.org”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Duke klikuar në postimin e bashkëngjitur, ju mund të informoheni me rezultatet.

https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/4563429717071645