Dalin notat e provimit të gjuhës së huaj për maturantët

Pasditen e kësaj të shtune QSHA (Qendra e Shërbimeve Arsimore) ka publikuar përgjigjet e testit të maturës shtetërore, gjuhë e huaj.

Testi i gjuhës së huaj ka qenë i pari për maturantët, për të vijuar më pas me gjuhë-Letërsinë, matematikën dhe një provim me zgjedhje.

Maturantët mund të shohin rezultatet në faqen e web-it të QSHA, duke klikuar në seksionin e “Matura Shtetërore“.

Kujtojmë se provimet ngjallën debate dhe protesta jo vetëm nga maturantët, por reagime të shumta kanë ardhur nga politikanët. Maturantët protestuan për ditë me radhë para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Ata kërkonin nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim të sajin u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozita.