Dafina dhe Albani zbulojnë datën e lansimit të “Copa Copa”

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj kanë finalizuar një projekt të ri muzikor të përbashkët.

“Copa Copa”, mban titullin bashkëpunimi i parë nga dyshja.

Në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit një fotografi të shkëputur nga videoklipi i tyre.

Krahas fotografisë, Dafina dhe Albani kanë njoftuar se kënga do të publikohet të shtunën në ora 16:00

https://www.instagram.com/p/CkxeET5ozOI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e7e97f11-a22e-43f4-9a39-6d2b19a87436